2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gravesen publikon libër, tregon se si ia theu dhëmbin Ronaldos në stërvitje

Kushdo që pas vitit 2002 ishte pjesë e Real Madridit, ka pasur mundësinë të luajë me ‘galaktikët’ si Ronaldo, Zinedine Zidane, Luis Figo dhe David Beckham.

Këtë fat e ka pasur edhe mesfushori kontrovers i Real Madridit, Thomas Gravesen.

Lojtari ishte pjesë e Real Madridit për një vit, ku regjistroi mbi 30 paraqitje. Edhe pse periudhë e vështirë, të bëmat e tij te ‘Los Blancos’ nuk janë të vogla, qoftë edhe ajo jashtë fushave.

Reprezentuesi danez ka publikuar një libër autobiografik, ku nuk ka harruar të cek momentin kur në stërvitje i ka thyer një dhëmbë ish futbollistit më të mirë në botë, brazilianit Ronaldo.

Në atë kohë, braziliani ishte sulmuesi më i mirë në botë dhe Real Madrid kishte investuar shumë në të. Kush do të kishte menduar se Gravesen do t’ia thyente një dhëmb gjatë një stërvitjeje. Por, danezi tregon se pas një zënkë në mes të dy, ai qëlloi Ronaldon, duke i thyer një nga dhëmbët e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img