3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Liberalizimi i vizave ende s’është futur në agjendën e KE-së, flet Igor Soltes

Në shtator të vitit të kaluar, Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash rekomandimin e Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe pse u tha se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, vendi ynë ka ngecur në këtë proces.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ende nuk e ka futur në agjendën e takimeve çështjen e vizave për Kosovën.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes i ka thënë lajmi.net se janë në pritje që vendimi për liberalizim të merret nga Këshilli i Ministrave në Bashkimin Evropian.

“Ne ende presim që vendimet për liberalizimin e vizave të merren nga Këshilli i Ministrave në Bashkimin Evropian në mënyrë që të mund të vazhdojmë me bisedime trialoguese ndërmjet bashkëligjëvënësve, Këshillit dhe Parlamentit Evropian”, ka deklaruar Soltes.

Tutje, Soltes ka thënë se Parlamenti Evropian tashmë ka dhënë pëlqimin e tij për liberalizimin e vizave për Kosovën, gjatë vitit të kaluar.

“Për fat të keq, ne nuk kemi informacion kur saktësisht kjo çështje do të trajtohet në Këshill, por shpresoj të bëhet sa më parë. Kosovarët meritojnë të lëvizin pa viza”, ka përfunduar Soltes.

Thirrje BE-së që të ndërmarrin hapa për liberalizim, dje iu bëri ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Po u bëj thirrje udhëheqësve evropianë të vërtetojnë rekomandimet pozitive të bëra nga Komisioni Evropian më 18 korrik të vitit të kaluar dhe te miratuara nga Parlamentit të BE-së, duke konfirmuar se të gjitha kërkesat ishin përmbushur. E vetmja gjë që mbetet është që Këshilli i Evropës të miratojë propozimin e Komisionit, për t’i dhënë fund trajtimit të padrejtë që na është bërë”, u shpreh Pacolli.

Pacolli ka theksuar se premtimi i dhënë nga BE për vizat duhet të mbahet.

Se ka gjasë që kosovarët të mos lëvizin lirshëm në Zonën Schengen deri në vitin 2020, e ka thënë komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn kur vizitoi Kosovën në dhjetor të 2018-ës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img