3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti është duke shqyrtuar Ligjin për Paga, ende s’ka vendim final

Para dy ditësh, konkretisht më 12 shkurt të këtij viti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar nga Kuvendi Ligjin për Pagat.

Mirëpo i njëjti ligj është kundërshtuar nga Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sindikalistët e KEK-ut, KOSTT-it dhe Telekomit, të cilët janë të pakënaqur me kufizimet që u janë vënë.

Si pasojë e kësaj është thënë se Presidenti Thaçi mund ta shqyrtojë mundësinë e mosdekretimit të Ligjit për Paga, duke e kthyer kështu në Kuvend.

Lajmi.net ka kontaktuar me Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Thaçi, i cili ka thënë se Presidenti tashmë është duke e shqyrtuar Ligjin për Paga dhe brenda afatit do të merret vendimi.

“Presidenti është duke e shqyrtuar Ligjin për Paga dhe brenda afatit ligjor do ta marrë një vendim”, ka thënë për Arifaj

Ndryshe, Ligji për pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt, me  63 vota për dhe 1 abstenim.

Kujtojmë, se sindikalistët e Shërbimit Korrektues të Kosovës sot kanë protestuar para Qeverisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ne lidhje me trajtimin që u është bërë me Ligjin e Pagave.

Ata i ka takuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i cili u ka thënë se pagat për punëtorët e Shërbimit Korrektues janë rritur për 25 për qind, nga 40 për qind sa kanë qenë kërkesa.

“Kërkesa ime ka qenë që paga juaj të rritet 40 për qind dhe shtesat të jenë të barabarta. Nga 100 për qind të këtyre kërkesave janë realizuar 60 për qind. Pagat janë rritur 25 për qind.  Kur është miratuar ligji unë kam thirr në takim ministrinë e Financave dhe MAP dhe ne do të kërkojmë që brenda kësaj periudhe sa na e lejon ligji, koeficientet të barazohen me policinë e Kosovës”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img