9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Emri Maqedonia e Veriut hyn në fuqi

Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, ka hyrë në fuqi me publikimin e ndryshimeve kushtetuese në Gazetën Zyrtare.

Paraprakisht Greqia përmes një shkrese ka njoftuar Shkupin me vendimin e Parlamentit grek për miratimin e protokollit për anëtarësimin e fqinjit verior në Aleancën Veriatlantike. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se të mërkurën në vendkalimin kufitar me Greqinë do të vendoset tabela e parë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Qeveria në faqen e internetit gjithashtu ka ndryshuar të dhënat duke nisur për herë të parë me përdorimin e emri të ri, Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij Socialdemokrate të martën në mbrëmje kërkoi nga të gjitha institucionet që të ndryshojnë mbishkrimet kurse Ministria e Punëve të Brendshme të nis edhe me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe targat e veturave.

Sipas një vendimi të qeverisë, nga fillimi i vitit 2020, do të hidhen në qarkullim edhe bankënotat e parë me emrin e ri. Procesi i zëvendësimit të tyre do të zgjas deri në pesë vjet, sikurse edhe ai i dokumenteve personale të qytetarëve.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit ishte arritur më 17 qershor 2018.Të dyja vendet kanë kaluar një periudhë të gjatë dhe përplot me tensione deri në ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamentet e tyre.

Greqia kishte bllokuar për 27 vjet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për shkak të pohimeve se fqinji i saj ka pretendime territoriale ndaj rajonit të saj verior që mban emrin Maqedoni.

Pas miratimit të protokollit për anëtarësim në NATO, Maqedonia e Veriut në qershor pret hapjen e bnegociatave me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img