0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ministrit Endrit Shala s’ja varin bizneset, vendosja e flamujve në markete gjen zbatueshmëri vetëm rreth 30%

Udhëzimi Administrativ për vendosjen e flamurit të origjinës së produktit, ka gjetur zbatueshmëri vetëm rreth 30%. Kështu thonë rezultatet e një monitorimi të kryer nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Qytetarët thonë se jo në të gjitha marketet kanë parë të vendosur flamuj të origjinës pranë produktit. Ndërkaq ministri i Tregtisë, Endrit Shala, tha se udhëzimi ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe duhet respektuar, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba.

Vetëm në disa markete të Kosovës ka filluar të zbatohet vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për vendosjen  e flamurit të origjinës së produktit. Qytetarët thonë të kenë parë flamuj pranë produkteve, por jo në të gjitha marketet.

“Po kemi parë flamuj të vendosur në produkte. Coca Cola  ka qenë e Serbisë, ndërsa është vendosur flamuri i Belgjikës, u shpreh qytetari”, tha ai.

Edhe një qytetar tjetër, me emrin Paris, thotë që në shumicën e marketeve ka parë flamuj të vendosur në produkte. “ Shumë raste kam parë flamuj vendorë, ama jo në krejt marketet.”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili e ka lëshuar këtë udhëzim administrativ,  për vendosjen e flamurit të origjinës së produktit, tha se mos vendosjen e flamujve duhet ta paraqesin vetë konsumatorët te inspektorët e tregut që për çdo ditë janë në terren.

“Në secilën pikë apo shoqëri tregtare që Inspektorati e vëren që nuk është duke u respektuar Ligji për mbrojtje të konsumatorit, respektivisht vendosja e flamurit të origjinës, atëherë merr masa ndëshkuese siç e përcakton ligji”.

Lidhur me pohimet se në disa markete qytetarët kanë vërejtur flamuj të tjerë afër produkteve të Serbisë, ministri Shala thotë se nuk ka ndonjë informacion të saktë lidhur me këtë cështje, mirëpo një gjë e tillë është e denueshme.

“Kudo që haset fenomeni që tentohet të mashtrohet konsumatori duke vendosur flamur tjetër pranë një produkti tjetër, atëherë Inspektorati do të marrë masa ndëshkuese”, tha ai.

Vendimi për këtë udhëzim administrativ, sipas kryetarit të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka për qëllim të mbrojë të drejtën e kosumatorit për të informuar se nga e ka origjinën produkti, por në anën tjetër edhe të vetëdijesojë  konsumatorin se duke parë origjinën e mallit të përcaktohet më lehtë. Por, ky vendim ende nuk ka gjetur zbatueshmëri të plotë.

“Ne si AKB, jemi duke monitoruar zbatimin e këtij udhëzimi. Aktualisht ky udhëzim nuk ka gjetur zbatueshmëri më shumë se 30% të bizneseve të cilat janë duke shitur produkte. Ne kemi pasur qasje te bizneset se pse nuk kanë vënë flamuj. Del se janë të pa informuar se ky udhëzim duhet të zbatohet në të gjitha bizneset”, tha ai.

Shahini tha se ka kërkuar nga MTI-ja, që në tre muajt e parë mos të shqiptohen  gjoba, por fillimisht vërejtje. Bizneset kanë thënë se u duhet kohë për vendosjen e flamujve dhe janë pajtuar që vendimi të zbatohet plotësisht deri në muajin prill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img