7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Konjufuca thotë se që nga viti 2011 Kosova e ka marrë teposhtën

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufuca, në një intervistë për Radio Urban FM ka folur rreth aktualitetit politik në vend, por edhe ngritjen dhe rëniet e shtetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

Konjufca tha se që nga viti 2008 Kosova nuk i ka shfrytëzu mirë përparësitë dhe mbështetjen ndërkombëtare, që e kemi pas për projektin tonë të krijimit të shtetit dhe kompletimit të sovranitetit.

Sipas tij deri në vitin 2010 shteti ynë ka pas një hov dhe një ofensivë në kuptim diplomatik të shtetndërtimit, pra shpallja e pavarësisë së pari në bashkëpunim më shtetet më të rëndësishme perëndimore, njohja nga më shumë se 100 shtete të globit, pastaj vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që sipas tij ishte një lloj vulosje dhe progresioni të qëllimeve të veta dhe arritjes së objektivave shtetërore.

“Nga viti 2011 e këtej, që ka nis dialogu me Serbinë, unë mendoj që Kosova ka shënu një lloj teposhte, sidomos kur në vitin e kaluar u krijuan dy projekte. Fuqia vjen kur të gjithë janë të një goje, projekti nacional që kur u kriju Kosova shtet edhe më herët, ka qenë që uniteti territorial dhe premisat e sovranitetit kane qenë të panegociueshme, madje edhe vet faktori ndërkombëtar ka qenë i unifikuar.

Qysh nga ky vit Hashim Thaçi e vendosi një projekt alternativ, ja nisi befasisht që kurrë s’kemi mujt me shtri sovranitetin në veri, problem i pazgjidhshëm që kësaj pune duhet i bërë qare. E si bëhet kjo sipas tij? Pastaj kaloi ngadalë në korrigjimin e kufijve dhe tani e ka zbut më shumë flet për përmirësim të kufijve, i cili është demarkim që s’prek shumë kilometra katrorë”, u shpreh Konjufca.

Ai shtoi tutje i vetmi përfaqësues i dy vendeve tona (Kosovës dhe Shqipërisë) që nuk ka dalë kundër idesë së Thaçit ka qenë Edi Rama, duke shkaktuar kështu përçamje, pasi që Shqipëria ka qenë gjithnjë në krahë të Kosovës në vendimet më të rëndësishme.

“Mendoj që kjo është shumë e dëmshme për neve, dhe mund të ketë pasoja të mëdha, se kjo ka shkaktu dilema të panevojshme brenda Republikës së Shqipërisë. Ne kur kemi qenë të bashkuar, sa i përket luftës së Kosovës, shpalljes së Pavarësisë, mbrojtjes në Gjykatën Ndërkombëtare, njohje, Shqipëria gjithmonë ka labu, na ka mbrojt edhe në OKB, por tani po shkaktohet përçamje. Kjo shpërputhje s’na bën mirë. Shteti s’është “blof”, shtet ndërtimi është përcaktim. Momentin kur ti ja nis me ‘blofa’ atëherë kjo është serioze, pasi që PDK pretendon jashtë kamerave se kjo është me ja qit topin Serbisë dhe m’ja përmend Luginën e Preshevës, që shteti serb të ketë frikë ta kërkojë veriun e Kosovës. Por shtetet s’kanë frikë nga taktikat”.

Kjo sipas tij ka shkaktuar shumë pasoja, pasi që në dy vitet e fundit Kosovës po i ndodhë një proces, ç’njohje nga disa shtete. Pasi që këtë hapësirë po e përdorë shumë mirë Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img