7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qëndrimi i SHBA-ve për Kosovën, veriu nuk duhet t’i takojë Serbisë

Gazeta serbe “Danas” shkruan për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me një zgjidhje përfundimtare për çështjen e Kosovës.

SHBA-të janë pro korrigjimit minimal të kufijve dhe shkëmbimit të territorit që parasheh se Serbia të fitojë Komunën e Leshakut dhe një pjesë të Kopaonikut, kurse Kosovës t’i takojnë fshatrat në Komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës, kurse ekziston mundësia që Prishtinës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komunën e Bujanovcit, shkruan gazeta serbe “Danas”, duke cituar burime nga zyrtarë të huaj perëndimor.

SHBA po ashtu thuhet se është kundër idesë që komplet veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë e kjo vlen posaçërisht për veriun e Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “nuk e di se çfarë kërkojnë përfaqësuesit e Prishtinës nga Beogradi dhe bota”.

Ai ka shtuar se: “Serbia pret që Prishtina ta heq taksën për të vazhduar negociatat për Kosovën”, por nuk ka dashur të komentojë deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashin Thaçi se SHBA-të janë të gatshme të pranojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet me “korrigjimin e kufijve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img