6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti pritet t’ia kthej Ligjin për Pagat sërish Kuvendit të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, pritet t’ia kthej Ligjin për Pagat sërish Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pritet t’ia kthej Ligjin për Pagat sërish Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim.

Këtë vendim, ai pritet ta marrë së shpejti, pas pranimit zyrtarisht të këtij ligji nga ana e Kuvendit të Kosovës.

I kontaktuar nga Lajmi.net, mundësinë e rikthimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Pagat e ka konfirmuar edhe këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj.

“Për shkak të ankesave të pranuara, kërkesave të sindikatave dhe të shoqatave profesionale, të OJQ-ve, por edhe të shoqatave të veteranëve, presidenti po e shqyrton seriozisht mundësinë që të mos e ratifikojë Ligjin për Pagat dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim”, ka thënë Arifaj.

Kundër projektligjit të ri për pagat kanë reaguar edhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Sindikata e Administratës Publike të Kosovës, “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu Sh.A.” – KOSTT, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img