6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Taksa u vendos pas agresionit serb, por duhet të dëgjojmë këshillat e miqve që na ndihmuan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me ftesë të sekretarit të shtetit amerikan, Mike Pomepo po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ngjarjen e rëndësishme që mbledh liderë botërorë ‘Lutjet e Mëngjesit’.

Në një intervistë për Indeksonline presidenti Thaçi ka thënë se gjatë qëndrimit në SHBA ka pasur rastin të takoj shumë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.

“Në SHBA jam me rastin e ‘Lutjeve të Mëngjesit’, ku kisha kënaqësinë të takohesha me organizatorët e kësaj ngjarje të madhe, në të cilën morën pjesë 104 përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës, presidentë, kryeministra, liderë të ndryshëm, ish-presidentë, e që është një event i jashtëzakonshëm sepse për një kohë të shkurtër mund të takosh njerëz nga e gjithë bota”, ka thënë Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se në këtë ceremoni, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mbajtur një fjalim impresionues për pjesëmarrësit botërorë, duke apeluar për paqe e fqinjësi.

“Ishte një fjalim impresiounes  i presidentit Trump për paqen, vlerat e besimit, lirisë, mirëkuptimit, fqinjësisë, duke u bazuar në këto vlera ne ndërtojmë pastaj edhe të ardhmen e sigurt në mes të popujve”, ka theksuar Thaçi.

Tutje, i pari i Kosovës ka njoftuar se gjatë ‘Lutjeve të Mëngjesit’ kishte kënaqësinë që të zhvilloj një takim të shkurtër me sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Pompeo, me të cilin diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon.

“Ishte konkludim i përbashkët se gjërat në Kosovë dhe rajon duhet të lëvizin më shpejt, më mirë dhe drejtë, në kuadër të integrimeve euroatlantike me domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare e paqësore që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe anëtarësimin në OKB”, ka thënë tutje Thaçi.

Pos me Pompeon, Thaçi përmendi edhe faktin se ishte ulur në një tavolinë të përbashkët me udhëheqësen e kongresit të SHBA-ve, Nancy Pelosi, të cilën e quajti mikeshë të njohur të Kosovës në shumë dekada.

“Është impresionuese mbështetja që kemi nga të gjitha palët e Amerikës dhe ftova edhe udhëheqësen e kongresit si dhe sekretarin e shtetit që të vizitojnë shtetin e Kosovës”, ka shtuar Thaçi.

Ai në intervistën për Indeksonline theksoi se dje dhe pardje km zhvilluar takime me shumë senatorë dhe kongresmen, në mesin e tyre edhe me mikun e Kosovës dhe shqiptarëve, z.Engel, që gjithashtu përcjellin nga afër zhvillimet në Kosovë dhe i dhanë mbështetje të fuqishme konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

“Kosova nuk do të lejoj që të përceptohet si pengesë për vazhdimin e dialogut, vendimi për tarifën është marrë në një kohë tjetër, në një kohë të veprimeve agresive të Serbisë në raport me Kosovën, jo që janë ndaluar ato veprime, por të njëjtën kohë ne duhet të respektojmë edhe këshillat e miqve, që realisht janë kontrabutor të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, e ne së bashku gjithmonë kur kemi qenë me SHBA-të, BE-në e NATO-n, kemi pasur gjithmonë sukses, kështu që duhet të kemi sukses edhe në të ardhmen, në mënyrë që të evitojmë pengesat për vazhdimin e dialogut dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, në takimet e zhvilluar në SHBA u diskutua për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të nënkuptonte mbylljen e të gjitha çështjeve të hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img