Një 51 vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Clinton në Prishtinë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vend ngjarje kane dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij. Behet fjale për viktimën mashkull E . L 51 vjeç”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur te gjitha rrethanat qe lidhen me këtë rast.