Molliqaj pretendonte se Konjufca ka qenë një vit pjesëtar i SHIK-ut, raporton lajmi.net.
E në një prononcim para gazetarëve, vetë Konjufca ka thënë se kjo është një shpikje e patolerueshme.
“Është një shpifje e patolerueshme dhe ai duhet të japë llogari. Jo veç që po e demantoj, por po i bëj thirrje publikisht t’i bëjë publike çfarëdo prove që ka për këtë që ka thënë. Unë përveç deklaratës së tij, nuk kam çfarë t’i ofroj tjetër gjykatës. Mezi po pres të përballem me të në gjykatë. Jam i gatshëm t’i sjelli 1000 njerëz për ta mbrojtur të vërtetën e Dardani nuk mundet as edhe një të vetëm”, ka thënë Konjufca
Debati mes Molliqajt e Konjufcës u zhvillua në seancën ku u votua buxheti për vitin 2019.