-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Loja e BE-së me ‘Trepçën’

Zyrtarë të Bashkimit Evropian i kanë tërhequr deklaratat se “Trepça” duhet të futet në bisedimet e Brukselit pas reagimeve të ashpra në Kosovë. Por analistët politikë vlerësojnë se ajo ishte vetëm lojë e BE-së, e cila testoi opinionin kosovar se si do të reagonte nëse me Serbinë do të diskutohej për asetin më strategjik të vendit.

Ka mjaftuar një deklaratë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian se çështja e gjigantit industrial të Kosovës “Trepça” duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut në Bruksel për ta trazuar gjithë skenën politike në Kosovë.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, kishte vlerësuar të martën që lamë pas se “Trepça” për ta është një çështje e hapur mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut mes palëve.

Por një deklaratë e tillë, sipas kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, cenon integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do të lejojë që “Trepça” të jetë pjesë e bisedimeve.

Një kërkesë të tillë të BE-së e kishte vlerësuar si të papranueshme edhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njëherësh kryetar i partisë më të madhe opozitare (LDK-së), përderisa kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se BE-ja është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img