-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Diskutimi për ‘Trepçën’ në Bruksel, cenon direkt sovranitetin e Kosovës”

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç e cila ka thënë se Trepça do të jetë temë e bisedimeve me Serbinë.

Sipas Sindikatës, diskutimi për Trepçën e cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës, përcjell prishtinapress.eu

Reagimin në emër të gjithë Sindikatës e ka bërë kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqri Sadiku.

“Sindikata e pavarur e minatorëve të Trepçës reagon ashpër ndaj deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic që Trepça të jetë si temë diskutimi në dialogun në Bruksel. Trepça është e minatorëve, Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës. Diskutimi për Trepçën cenon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img