-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, mendimet e Vuçiqit nuk kanë peshë juridike

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Statusin e “Trepçës”.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar për miratimin e Kuvendit të Kosovës për Statusin e “Trepçës”, shkruan prishtinapress.eu

Vuçiq ka thënë se me këtë Kosova ia konfiskoi pasurinë natyrore Serbisë, madje këtë veprim ai e quajti si provokim dhe si pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar bashkëkryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Shpend Ahmeti.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se sipas tij, mendimi i Vuçiqit për Kosovën nuk ka peshë juridike.

Postimi i plotë i Ahmetit pa ndërhyrje:

Presidenti i Serbisë e paska shtuar një kusht të ri për pjesëmarrje në dialog – atëherë kur Kosova pushon së provokuari siç e paska kuptuar Vuçiqi miratimin në Kuvend të Statusit të ndërmarrjes “Trepça”!

Një gjë Vuçiqi dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë : Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran, që i merr vendimet në mënyrë demokratike e sipas procedurave institucionale.

Vuçiqi mund të mendojë çfarë të dojë për Kosovën, por mendimet e tij nuk kanë kurrfarë peshe juridike.

Rrjedhimisht është duke humbur kohë. Vendimet e tilla edhe mund t’i prishin plan atij. Por prapë kjo nuk është dhe nuk mund të jetë brengë e Kosovës.

Kosova është e gatshme të dialogojë. Për këtë jemi duke i bërë gati të gjitha dokumentet e nevojshme (Delegacionin, Ligjin, Platformën).

Është vendim i Serbisë se si do të përgatitet për këtë dialog. Është po ashtu vendim i Serbisë nëse do të bëhet pjesë e dialogut.

Por nuk mundet në asnjë mënyrë ta përdorë dialogun për ta mohuar Republikën e Kosovës, sovranitetin institucional të vendit.

Në këtë dialog shkojmë për ta përmbyllur çështjen e hapur që e kemi me Serbinë e që është mosnjohja e mospranimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo e definon karakterin e dialogut. Tjetër synim nga ky dialog nuk kemi. Dhe tjetër synim të këtij dialogu nuk pranojmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img