0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ka filluar testimi i mykotoksinave në produktet ushqimore

Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që nga fillimi i këtij muaji bën testimin e mykotoksinave, në produkte ushqimore dhe prodhime bujqësore e blegtorale.
Për të realizuar këtë testim, IBK-ja ka trajnuar stafin përmes ekspertëve të “Alphachrome”, përfaqësia e Agilent Technology në Kroaci, duke arritur me këtë aftësimin e stafit të tij për përdorim intensiv të HPLC – LC-MS/MS, në funksion të aplikimit të testimit analitik të mykotoksinave.
Instituti Bujqësor i Kosovës njofton se përmes këtij aktiviteti inovativ do të rritet siguria e kontrollit të ushqimit ndaj këtyre substancave toksike, të cilat deri më tani janë testuar vetëm në laboratorët jashtë vendit.
Gjithashtu njoftohen të gjitha palët e interesit se testimet analitike rutinë të mykotoksinave ka filluar që nga 5 shtatori i këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img