-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi tregon çfarë bisedoi në telefon më këshilltarin e Trumpit, John Bolton

President i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pasur një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton.

Ai këtë e ka konfirmuar edhe nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ku ka treguar se është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut de do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump”, ka shkruar Thaçi.

“Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar më tutje presidenti, Hashim Thaçi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar Presidenti Trump. Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme. HTH.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img