1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vaksinat kundër sëmundjes gungore arrijnë javën e ardhshme

Dy javë pasi qeveria e Kosovës ndau më shumë se 1 milion euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur procedurat e përshpejtuara për të siguruar vaksinat.
Siç transmeton KTV, rreth 235 mijë vaksina pritet të shpërndahen dhe aplikohen brenda javës së ardhshme, duke parandaluar kështu përhapjen e kësaj sëmundje te kafshët tjera.
Zëvendësdrejtori i kompanisë “Fauna”, Naser Latifit kompani kjo e cila ka fituar tenderin për furnizimin me vaksina ka konfirmuar se tashmë është bërë porosia e vaksinave nga Afrika ku edhe prodhohen ato dhe se brenda javës së ardhshme do të arrijnë në Kosovë.
Numri i gjedhëve të ngordhura në Kosovë ka arritur në 140.
Si shkak i përhapjes së shpejtë të sëmundjes gungore te gjedhet, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kohë më parë mori vendim t’i mbyllë të gjitha tregjet e shitjes së kafshëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img