-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ndarjet e mjeteve financiare nga Qeveria – keqpërdorim apo nevojë?

Qeveria Haradinaj nuk po e ndal zakonin e ndarjes së mjeteve financiare.

Jo rrallë herë, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, ka ndarë mjete financiare të cilat janë cilësuar si vendime të pa baza, shkruan prishtinapress.eu

Në qershor të vitit të kaluar, 30 mijë euro ishin ndarë për shërimin jashtë vendit e ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshit.

Nga Qeveria përfitoi edhe bashkëshortja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Fane Rugova, në bazë të një vendimi të Qeverisë të marrë në dhjetor të vitit të kaluar, përfitoi pagë mujore prej 1 mijë eurosh, automjet dhe shofer personal.

Shumë të madhe, Qeveria Haradinaj kishte ndarë edhe për familjarët e grupit “Kumanova”, gjithësej 290 mijë euro.

Vendim të natyrës së njëjtë, Qeveria mori edhe në mbledhjen e sotme. Aty u ndanë 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit, zëvendësministrit të Diasporës që humbi jetën tragjikisht në Brezovicë.

Shumë të njëjtë, Qeveria e Kosovës kishte ndarë edhe për Izet Demajn, policin e rënë në detyrë gjatë një grabitje në Istog.

E praktika të tilla të Qeverisë, po shihen si keqpërdorime të mjeteve financiare.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, për lajmi.net tha sot se kjo sipas tij është keqpërdorim i taksave të qytetarëve të Kosovës.

“Ndarja e mjeteve të tilla për Qeveritarë, ish qeveritarë është keqpëdorim i taksave tona. Kemi pasë rastin edhe ish-kryeministrit Bukoshi i janë ndarë parë për shërim, ish-kryeministrit Mustafa i janë ndarë pare për shërim”, thotë Mushkolaj.

Duke folur për vendimin e sotëm të Qeverisë, Mushkolaj thotë se nuk ka qenë nevoja të bëhet kjo ndarje e mjeteve financiare, ngase sipas tij të ndjerit i janë kryer të gjitha nderimet në bazë të ligjit.

“Në rastin konkret, të ndjerit i janë kryer të gjitha nderimet në bazë të ligjit, po ashtu edhe familja e tij me siguri do të përfitojë në bazë të ligjit dhe nuk ka kurrfarë nevoje për me nda pare shtesë. Mos të harrojmë se në Kosovë vdesin çdo vit njerëz në vendin e punës të cilët nuk janë të mbrojtur, dhe për shkak të inspektoriatit për shkak të shtetit ata e humbin jetën, mirëpo asnjëherë shteti nuk ka reaguar”, thotë Mushkolaj.

Sipas tij, një praktikë e tillë duhet të ndalet, ngase siç thotë ai, rëndom familjet e zyrtarëve publik kanë kushte të mira financiare.

“ Kjo praktikë duhet të ndalet, për shkak se nëse do të ishte rasti që familja e kujdto qoftë, edhe e qeveritarëve edhe e tjerëve nuk do të kishte mundësi do të ishte diçka tjetër. Mirëpo duke pasë parasysh që këta njerëz kanë mundësi dhe kapital kjo është keqpërdorim i mjeteve financiare”, përfundoi Mushkolaj.

E pikërisht Haradinaj, në konferencën e sotme për media u pyet nëse rasti i Arian Dacit mund të barazohet me atë të policit Izet Demajt për nga shuma e ndarë për familjet e dy të ndjerëve.

Duke mos pasur ndonjë koment në lidhje me këtë çështje, Haradinaj ua la në dorë gazetarëve dhe opinionit ta vlerësojnë një çështje të tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img