0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Mjekët kosovarë marrin deri në 600 euro ryshfet

Rastet kur mjekët në Institucione shëndetësore korruptohen, janë bërë pothuajse të zakonshme në Kosovë.
Për favoret, që ata iu kryejnë pacientëve, shpesh pranojnë edhe ryshfete. Në një raport të publikuar nga “Lëvizja Fol”, thuhet se 16 përqind e qytetarëve të anketuar, janë deklaruar se u kanë ofruar para mjekëve, derisa 9 përqind e tyre, kanë deklaruar për të mira jomateriale, shkruan Gazeta Fjala.
Sipas raportit, thuhet se dhënia e parave, është më e përhapur te gjinia mashkullore, sesa te ajo femërore. 20 përqind e meshkujve kanë pranuar një gjë të tillë, derisa vetëm 13 përqind e femrave.
Për shërbimet që u kryhen një mashkull jep mesatarisht 121 euro, ndërsa një femër rreth 76 euro, sipas të gjeturave të kësaj organizate. Nga 5 euro deri në 600 euro, sillen shpërblimet për mjekët, të cilët u kryejnë shërbime pacientëve.
“Shuma minimale për qytetarët të cilët kanë pohuar dhënien e parave, është 5 euro e ajo maksimale 600 euro. Për më tepër ata që kanë pranuar dhënien e parave, kanë dhënë mesatarisht 101 euro për pranimin e shërbimeve më të mira shëndetësore”, thuhet më tej në raport. /PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img