7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Shoqata e Prokurorëve kundër Projektligjit për paga, paralajmërojnë masa

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës, ka paralajmëruar masa nëse nuk shqyrtohet gjetja e mundësisë për ruajtjen e sistemit të tashëm të pagave.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme ku ka shqyrtuar Projektligjin për pagat në sektorin publik

Kjo Shoqatë, përmes një njoftimi për media, ka thënë se në fokus të diskutimit kanë qenë propozimet e dhëna për koeficientet për sistemin prokurorial, të cilat shoqata konsideron se janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

“Shoqata e Prokurorëve të Kosovës bën apel të kryetari i Kuvendit të Kosovës, komisionet përkatëse parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri, që para të se të miratohet projektligji për pagat, të shqyrtojë edhe një herë seriozisht gjetjen e mundësisë për ruajtjen e sistemit të tashëm të pagave, përndryshe, do të jemi të detyruar që të drejtën tonë ligjore dhe kushtetuese ta kërkojmë në forma të tjera”, thuhet ndër të tjerash në njoftim, shkruan prishtinapress.eu

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shqyrtuar sot në mbledhjen e jashtëzakonshme Projektligjin për pagat në sektorin publik,me ç’rast ka pasur një fokus të veçantë diskutimesh për propozimet e dhëna për koeficientet për sistemin prokurorial, të cilat konsiderojmë se janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Ky kategorizim nivelesh të pagave është në kundërshtim me parimin kushtetues të barazisë së pushteteve, e drejtë kjo, të cilën e garanton në mënyrë eksplicite Kushtetuta e Kosovës.

Sipas këtij propozimi,del se pagat e prokurorëve të shtetit zvogëlohen pothuajse 100%,në krahasim me të tanishmet, gjë që është në kundërshtim, përveç të tjerave, edhe me Ligjin për Prokurorin e Shtetit,në të cilin thuhet shprehimisht se “paga e prokurorit të shtetit mund të zvogëlohet vetëm me masë disiplinore”, si dhe është edhe në kundërshtim të haptë edhe me Kartën evropiane për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës konstaton me këtë rast se ky propozim,i cili nëse miratohet dërgon gjer te ulja e pagave të prokurorëve, kurse Kryeprokurori i Shtetit radhën e koeficienteve renditet në vendin e 14-të, është jashtëzakonisht denigrues dhe nënçmues për sistemin prokurorial,në kohën kur si shtet synojmë plotësimin e standardeve dhe kritereve për t’u anëtarësuar në BE dhe fuqizimin e sistemit prokuroria në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive të tjera kriminale. Gjithashtu vlerësojmë qartazi se ky sistem i propozuar për pagat e prokurorëve është demotivim për punën tonë dhe degradim i sistemit prokurorial në përgjithësi.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës bën apel të Kryetari i Kuvendit të Kosovës, komisionet përkatëse parlamentare,deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Kryeministri, që para të se të miratohet projektligji për pagat, të shqyrtojë edhe një herë seriozisht gjetjen e mundësisë për ruajtjen e sistemit të tashëm të pagave,përndryshe, do të jemi të detyruar që të drejtën tonë ligjore dhe kushtetuese ta kërkojmë në forma të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img