4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ramush Haradinaj takon Florin Krasniqin, flasin për investimet e diasporës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-deputetin e Vetëvendosjes, Florin Krasniqin.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Florin Krasniqin, ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, biznesmenin dhe investitorin kosovar që jeton në Amerikë, shkruan prishtinapress.eu

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka treguar se me Krasniqin kanë biseduar për investimet e diasporës në Kosovë si dhe për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Prita në takim biznesmenin dhe investitorin kosovar, që jeton në Amerikë, Florin Krasniqin, me të cilin pata kënaqësinë të bashkëbisedoj për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img