-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Greva në arsim hyn në ditën e njëmbëdhjetë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë edhe më tutje.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Këshillat Grevistë komunal, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit, shkruan prishtinapress.eu

SBASHK-u, përmes këtij njoftimi ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30% .

“Kjo grevë ka treguar unitetin e SBASHK dhe përcjell porosinë e gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, nga çerdhet  e deri në Universitete, që të vazhdohet me grevën  deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30%  apo për tërheqjen e projektligjit të pagave diskriminues e nënçmues për sektorin e arsimit, me qëllim që ai të punohet rishtazi me kokat e ftohta e me praninë e sindikatave dhe institucioneve. SBASHK  këshillon individët  që ta ruajnë personalitetin e tyre e të mos provojnë që me lajme të rreme të  krijojnë huti mes grevistëve. U munduan që me lajme të rreme të na nxjerrin se po takohemi fshehtazi me atë apo këtë dhe doli se është gënjeshtër. U munduan të na nxjerrin se jemi atje apo diku tjetër dhe doli gënjeshtër. SBASHK-u ishte dhe mbetet  i Republikës së Kosovës  dhe i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit . SBASHK i tha jo Serbisë dhe mbrojti arsimin shqip në vitet më të vështira. SBASHK-u është i punëtorëve të arsimit  në çerdhe, arsimin fillor e të mesëm dhe universitete. SBASHK nuk ka qenë e nuk do të jetë kurrë dorë e zgjatur e individëve a ndonjë subjekti politik. SBASHK –u ka respektuar dhe respekton institucionet e Kosovës, cilat do subjekte politike që i udhëheqin ato sepse SBASHK-u në vitet e vështira të okupimit bëri angazhime sublime që të kemi institucionet tona”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se institucionet  duhet të ulen me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

“Ne ofruam mundësi që kjo të bëhet. Të  shtohen koeficientet për të punësuarit në tërë sektorin e arsimit në mënyrë që këta të kenë vend meritor në Ligjin e pagave, të ulet vlera e koeficienteve për të gjithë nga presidenti e deri të punëtorët tekniko-ndihmës  në mënyrë që të krijohen kushte që të gjithë të kenë vend meritor në projektligjin e pagave ose nëse  asnjë nga këto dy  opsione nuk paska mundësi të bëhen, atëherë le të tërhiqet Projektligji i pagave dhe të ulen sindikatat dhe institucionet me koka të ftohta dhe ta punojnë një projektligj të pranuar nga të gjithë. Zgjidhje ka , por vetëm duhet vullnet i institucioneve.  Deri atëherë greva do të vazhdojë  dhe ky veprim sindikal është legjitim dhe i garantuar edhe me ligjin e grevave dhe Kushtetutën e Kosovës”, njofton SBASHK-u.

Po ashtu kjo sindikatë ka bërë të ditur se në ditën e njëmbëdhjetë të grevës, pra sot, kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë komunën e Gjilanit, përkatësisht SHFMU “Ibrahim Uruqi” në Bresalc në ora 9:30, I.P.  “Ardhmëria 2” nga ora 10: 20, SHFMU “Selami Hallaqi” në ora 11:00 dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini” në ora 11: 40.

Në anën tjetër Këshilli i Prindërve të Prishtinës, ka paralajmëruar protestë nëse nuk ndërpritet greva, pasi që sipas tyre, është e paarsyeshme greva e mësimdhënësve.

Këshilli i Prindërve të Prishtinës konsideron se është e paarsyeshme që edhe pas dy javësh ende po vazhdohet me grevë, dhe nuk po ndërmerret diçka në këtë aspekt.

Ata paralajmërojë që nëse palët nuk arrijnë marrëveshje deri të martën, do të bëjnë thirrje për protesta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img