-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Stomatologët e papunë protestojnë sot para Qeverisë

Specialistët stomatologë të papunë, sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Specialistët stomatologë të papunë, kanë paralajmëruar protestë para ndërtesës së Qeverisë me fillim prej orës 10:00, shkruan prishtinapress.eu

Sipas tyre, kjo protestë organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura para Ministrisë së Shëndetësisë, ku siç thonë ata, ministri Uran Ismaili nuk po pranon që të takohet me ata.

“Tash ka kaluar më shumë se 1 vit nga ky afat, ne vazhdojmë të bredhim rrugëve, duke kërkuar të drejtën tonë për punësim, pas 22 viteve shkollim. Shumë nga koleget tanë, të cilët me të drejtë nuk iu kanë besuar premtimeve boshe, e kanë bërë zgjidhjen individuale duke u larguar për në vendet e BE-së, e kryesisht në Gjermani. Jemi të bindur që nëse nuk na bëhet një zgjidhje e shpejtë, edhe ne të tjerët nuk do të kërkojmë më “mëshirë” nëpër rrugë”, është thënë në njoftimin e specialistëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img