Aksioni zhvillohet në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, më datën 24 janar 2019, në orën 10:00.
Ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut që organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës për këtë vit, në të cilin vullnetarisht do të dhurojnë gjak ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe shërbyesit civilë të MM-së dhe FSK-së.