7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Emërimi i Gent Cakajt si ministër i jashtëm i Shqipërisë, bën bujë në mediat serbe

Emërimi i Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm të Shqipërisë po bën bujë edhe në Serbi.

Mediat serbe duke komentuar lëvizjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për emërimin e Gent Cakajt ambasador e kanë përmendur edhe prejardhjen e këtij të fundit.

“Megjithatë, është shqiptar nga Kosova”, kanë shkruar mediet serbe, përcjell prishtinapress.eu

“Kjo është deklarata më e shkurtër në jetën time. Në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme, unë e delegoj Gent Cakaj për ta përfaqësuar këtë portofol në institucionet ndërkombëtare”, tha Edi Rama.

Në mediat në Tiranë, veprimi i Ramajt është cilësuar si dorëheqje në detyrën që e mori të martën.

“Propozimi origjinal i Ramës do të vendoste Cakajn si Ministër të Punëve të Jashtme, duke zëvendësuar Dimitër Bushatin, por presidenti Ilir Meta refuzoi ta dekretonte”, shkruhet në mediat serbe.

Ai këtë e bëri me arsyetimin se Cakaj është ende i ri dhe ende papërvojë.

Meta gjithashtu kishte vërejtje për kontrollin e sigurisë tek Cakaj, një shqiptar nga Kosova, që është arsimuar jashtë vendit.

Presidenti shqiptar besonte se kontrolli i Cakajt duhet të bëhet në institucionet e vendeve ku Cakaj është arsimuar, shkruan krejt në fund media serbe, ‘Danas’.

Vlen të theksohet se emërimi i Gent Cakajt si ministër i jashtëm ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img