7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ylli i Barcelonës: Klubi bëri mirë që e dënoi Dembelen

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, e ka mbrojtur vendimin e klubit katalonas për ta dënuar sulmuesin anësor, Ousmane Dembele, pasi ishte raportuar për sjelljen e pahijshme të francezit.

Dembele nuk e ka pasur të lehtë ta dëshmojë veten në Camp Nou që kur u transferua në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi. Ai nuk e ka pasur vazhdimisht një vend në formacion të parë dhe kjo gjë ka ndikuar gabimisht edhe në formën e tij, transmeton prishtinapress.eu

Gjatë kohës së tij në Spanjë, më shumë është përfolur për problemet disiplinore të tij sesa për paraqitjet në fushën e lojës, veçanërisht pasi Barcelona vendosi ta gjobitë atë. Dënimi për francezin erdhi pasi ai ishte vonuar disa herë në seanca stërvitore gjatë vitit të kaluar.

“Klubi kishte të drejtë që reagoi në atë mënyrë. Ousmane është ende i ri dhe do të mësojë nga kjo gjë. Në thelb, unë duhet të them se jo të gjithë në futboll janë të njëjtë, përndryshe futbolli do të ishte shumë i mërzitshëm”, ka thënë Ter Stegen.

“Ai është një futbollist i talentuar dhe do të na ndihmojë shumë. Ai nuk është një djalosh i komplikuar, gjithçka është në rregull. Gjithashtu, ne, lojtarët me më shumë përvojë, duhet të shtyjmë atë në rrugën e duhur. Pjesën tjetër duhet ta bëjë ai vet”.

Paraqitjet e Dembeles janë përmirësuar që kur ai u kthye nga pushimi dimëror. Ai arriti ta shënojë një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e fundit të Barcelonës, fitoren me rezultat 3-1 kundër Leganes.

Francezi ka kontribuar me 12 gola dhe 4 assite në 26 ndeshje të këtij sezoni për Barcelonën. Ai më në fund duket se i është kthyer formës së vjetër, pasi që është bërë pjesës e një treshe të rrezikshme të sulmit, bashkë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img