7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nimic: Dështimi i Marrëveshjes së Prespës, pasoja për të dy palët

Ndërmjetësuesi për Çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju NImic, vlerëson se në rast se Marrëveshja e Prespës dështon të ratifikohet në Kuvendin grek, atëherë do të ketë pasoja të thella, dhe atë për të dyja palët.

Në intervistë për Agjencinë greke të lajmeve, Nimic, shprehet kundër argumenteve që të ketë rinegociim të Marrëveshjes. Ai nënvizoi se nuk beson se një “zgjidhje e shpejtë” do të ishte e mundur.

“Unë mund të parashikoj shumë skenarë të ndryshëm që mund të jenë të mundshëm, disa prej tyre mjaft të rrezikshme. Një marrëveshje e re do të marrë vite, jo muaj, pasi të gjitha çështjet (duke përfshirë ndryshimin e emrit të shtetit mbi të gjithë – erga omnes) do të kthehen në tavolinë, pasi ka të ngjarë që do të ketë dinamika të ndryshme politike në të dy vendet, si dhe ndryshime në mjedisin rajonal dhe global “, ka vlerësuar ndër të tjera ndërmjetësuesi, Metju Nimic.

Ai ka shtuar se “të dy palët kanë punuar në mirëbesim për të zgjidhur këtë polemikë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Përkohshme në shtator të vitit 1995, pothuajse 25 vjet përpjekje”.

Ndërmjetësuesi Nimic, ka shtuar se “paqja, siguria dhe miqësia ka më shumë gjasa të ndodhin me këtë marrëveshje sesa me vazhdimin e konfliktit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img