13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

AAK e gatshme të takohet më Mustafën, me një kusht!

Shprehja e gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për takim me partitë opozitare rreth çështjes së demarkacionit, si duket është mirëpritur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Partia e Ramush Haradinajt do ta pranonte një takim me shefin e qeverisë për çështjen e shenjëzimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, nëse do të korrigjohej demarkacioni.
Kështu ka thënë së paku zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.
I pyetur në rast se do të korrigjohej kjo çështje a do të pranonit ta takoheshit me të parin e qeverisë, ai është përgjigjur shkurt, “po, pranojmë”.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur gatishmërinë e tij për të biseduar me të gjitha partitë (opozitare), rreth çështjes së demarkacionit.
Kështu u tha gjatë një takimi të sotëm, në të cilin morën pjesë edhe kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut e Junikut.
Sipas një njoftimi për media, thuhet se qeveria është e gatshme të punojë në argumentimin e fakteve për të gjitha çështjet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img