0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Nga ish-kryeministër në azilkërkues, Gruevski duke bërë pazar në Hungari

Prej dy muajsh ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është arratisur në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Ai u largua nga vendi për t’iu shmangur dënimit me 2 vjet burgim. Tashmë duket se po shijon jetën në Hungari si azilkërkues. Mediat hungareze kanë publikuar së fundmi pamje të Nikolla Gruevskit në një qendër tregtare në Budapest. Në videon e shkurtër shihet se është i qetë, madje ka bërë edhe pazar.

Nikolla Gruevski u arratis nga Maqedonia në muajin nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria. Ai u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez. Në doganë, ish-kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img