16.9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Strategjia e intelegjencës amerikane, Rusia dhe Kina ndër kërcënimet kryesore

Përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj dhe modernizimi i ushtrisë kineze janë ndër kërcënimet kryesore me të cilat ballafaqohen, Shtetet e Bashkuara, thuhet në Strategjinë Kombëtare të Intelegjencës së Shteteve të Bashkuara.

Raporti i cili publikohet çdo katër vjet, gjithashtu paralajmëron për kërcënimin e mundshme nga aktivitetet bërthamore të Koresë Veriore, aftësitë kibernetike në rritje të kundërshtarëve të SHBA-së dhe paqëndrueshmërinë politike globale.

Si një udhërrëfyes strategjik i 17 agjencive të intelegjencë amerikane, raporti paraqet direktivat strategjike për punëtorët e intelegjencës për katër vitet e ardhshme.

Në raport thuhet se Shtetet e Bashkuara “po përballen me një botë gjithnjë e më komplekse dhe të pasigurtë në të cilën kërcënimet po bëhen më të ndryshme dhe më të ndërlidhura”.

Drejtori i Intelegjencës Kombëtare, Dan Coats, tha në një letër që shoqëronte raportin se agjencitë e zbulimit të SHBA-së, duhet të përshtaten në mënyrë që t’i përgjigjen asaj që ai e quan mjedis “i turbullt dhe kompleks”.

“Ne përballemi me ndryshime të rëndësishme në mjedisin e brendshëm dhe global”, tha Coats. “Ne duhet të jemi të gatshëm për të përmbushur sfidat e shekullit të 21-të dhe për të njohur kërcënimet dhe mundësitë “.

Ai tha se komuniteti i zbulimit të SHBA duhet të përmirësojë bashkëpunimin midis agjencive dhe të jetë më inovativ.

Coats gjithashtu tha se agjencitë duhet të bëjnë më shumë për të rritur transparencën dhe besimin e publikut në punën e tyre.

Raporti nuk i kategorizon kërcënimet.

Por pjesa e parë e saj i kushtohet kërcënimit të paraqitur nga “kundërshtarët tradicionalë”, të cilët përpiqen të përfitojnë nga dobësimi i rendit ndërkombëtar të Luftës së Dytë Botërore dhe tendencave gjithnjë e më izoluese në Perëndim.

“Përpjekjet e Rusisë për të rritur ndikimin dhe autoritetin e saj ka të ngjarë të vazhdojnë dhe mund të jenë në kundërshtim me qëllimet dhe prioritetet e SHBA në rajone të shumëfishta,” thotë raporti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img