16.9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq i reagon Pacollit: Nuk po ‘blejmë mbështetje’ kundër Kosovës

Ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli tha se Serbia po iu premton armë dhe ndihma financiare vendeve afrikane për ta tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndërsa sot, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq e ka mohuar se Beogradi është duke ‘blerë mbështetje’ kundër Kosovës.

Duke iu kundërpërgjigjur Pacollit, ai ka thënë se arma e vetme e Serbisë është e vërteta, të cilën sipas tij po e përhapin në të gjithë botën.

Daçiq ka shtuar se kjo po bëhet për t’i ruajtur interesat kombëtare serbe.

“Ne jemi të armatosur me durim, të gatshëm për të luftuar në fushën politike dhe në forumet ndërkombëtare saherë që të jetë nevoja”, është shprehur ai.

Së fundi mediat në Serbi raportuan se Republika Palaui e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, mirëpo ne MPJ-në e Behgjet Pacollit ende nuk ka ardhur ndonjë konfirmim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img