5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku thotë se koalicioni PAN premtoi 30 përqindëshin për mësimdhënësit

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka kujtuar SBASHK-ut premtimet që sipas tij koalicioni PAN i ka bërë ndaj mësimdhënësve.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku është shprehur se megjithë mospajtimet e opinionit për grevën në arsim, është pikërisht ky koalicion që ka bërë premtimet për 30 për qindëshin e kërkuar, raporton prishtinapress.eu

Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

Të dashur mësimdhënës,

Kjo foto është bërë gjatë fushatës së fundit nacionale. Asokohe sindikata e juaj kishte nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Koalicionin PAN. Ndonëse ulja juaj në këtë tavolinë politike s’ishte fer hiç, e animi partiak i sindikatës ishte i paprecedentë, juve iu ishte dhënë megjithatë një fjalë – një premtim elektoral. Në këmbim të votës suaj, Haradinaj e Veseli do t’ua rrisnin pagat për 30%. Qysh në vitin e parë e thanë.

Sapo erdhën në pushtet, njëri Kryeministër e tjetri Kryeparlamentar, rritjen e vetme që bënë ishte për pagën e vet. Për plot 100% madje. Thanë se s’kishin para për kravatë. Më pas punësuan zëvendësministra, këshilltarë e asistentë – u bënë plot 400 sosh. Falën borxhe 50 milionëshe, dhuruan po aq në autostradë, shtuan lista fallce, e kur ju erdh rradha juve, thanë tash s’kemi më para.

Mund të mos pajtohemi me kërkesat tuaja shumë, me idenë që plot të rinj e të reja sot në sektorin privat s’marrin hiç e kur marrin, marrin tre herë më pak; e edhe më pak me idenë që për dënim po i mbani fëmijët e jo këta që u dhanë fjalë por, megjithatë, për argument tuajin, ju keni një marrëveshje me ta. Një marrëveshje të nënshkruar me laps e fletë të bardhë për plot 30%. Çdo dorëzim nën këtë është mashtrim. Mashtrim nga të tre këta në foto.

Prandaj insistoni që fjala publike të ketë peshë, që premtimi elektoral të ketë vlerë. Që politikanët të mendohen mirë para çdo premtimi e fjale që japin në publik, e që sindikata t’u jep çfarë ju shet. Fjala publike e marrëveshja me laps duhet të kenë pasoja. Në fushatë jeni instrumentalizuar; në fushatë jeni mbajtur lartë; tash mos pranoni asgjë më pak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img