9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ronaldo dënohet me dy vjet burg me kusht dhe gjobitet me 19 milionë euro

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, e ka pranuar fajin gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Provinciale të Madridit sot, ku u akuzua për evazion fiskal gjatë kohës sa ishte lojtar i Real Madridit.

Portugezi u paraqitet para trupit gjykues sot dhe u përball me akuzat më falsifikim të të dhënave për përfitimet financiare nga shitja e të drejtave të imazhit. Gjykata mori vendim për ta dënuar me dy vjet burg me kusht dhe gjobë prej 19 milionë eurosh për portugezin, transmeton prishtinapress.eu

Në vitin 2017, Ronaldo kishte thënë se ai nuk kishte tentuar kurrë t’i shmanget pagimit të taksave për përfitimet financiare të tij.

Megjithatë, ai u akuzua nga një prokuror i shtetit për katër falsifikime të të dhënave financiare gjatë viteve 2011-2014. Prokurori bëri të ditur se Ronaldo i ka fshehur 14.7 milionë euro përmes kompanive jashtë Spanjës.

Akuzat nuk i përfshijnë pagat që ai i ka marrë nga Real Madridi qysh nga transferimi i tij në vitin 2009 nga Real Madridi.

Në Spanjë, gjyqtarët shqiptojnë dënim prej 2 vjetësh burg për personat që e shkelin ligjin për herë të parë. Ronaldo nuk do ta vuajë këtë periudhë dënimi me burg, pasi që kishte arritur marrëveshje për ta paguar një gjobë prej 19 milionë eurosh.

33-vjeçarit i ishte ofruar të merrte pjesë në këtë seancë gjyqësore përmes një lidhjeje me kamerë nga Italia, mirëpo ai preferoi të shkonte në Madrid, përkundër që mbrëmë kishte qenë i përfshirë në ndeshjen e Juventusit kundër Chievos.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img