9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rrëfim i padëgjuar i Dacit për vdekjen e Rugovës

Nexhat Daci ka folur për detaje nga varrimi i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe tani kryetarë aktual i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Daci, ka folur për situatën kur iu është kërkuar që Presidentin Rugova të mos e varrosin me ceremoni shtetërore.

“Kërkesa ka qenë që Presidenti Rugova me u varrosë si qytetarë i rëndomtë dhe vetëm me ceremoni familjare. Në shtëpinë time ka ardhur njeriu më I fuqishëm në botë, në prezencë të djalit e të gruas time dhe më ka lutur, i kam thënë zotëri ambasador, ti e ke një shtet të madh e të bukur dhe ke ku shkon, unë skam ku shkoj, unë skam shtet tjetër. Presidenti Rugova ka vdekur si President dhe do të varroset si I tillë. Turp do të më vij prej fëmijëve të mi, i kam thënë ambasadorit. Tjetër pastaj pse më kanë sha, e më kanë ofendu e çka jo tjetër, kjo ka pas pak rëndësi sepse nuk jam marrë me askënd”, ka thënë Daci për “Bota sot”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img