Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, ku pritet të marrin pjesë liderët e vendeve më të fuqishme të botës.
Udhëtimin e Thaçit drejt Davosit e ka konfirmuar edhe kabineti i Thaçit, i cili ka thënë se Zyra e Informimit do të njoftojë zyrtarisht më vonë.
Sikurse herëve tjera edhe në forumin e sivjetmë pritet të marrë pjesë një numër i madh përfaqësuesish të qeverive të vendeve të ndryshme të botës dhe drejtues të ekonomisë në Forumin e Davosit.
Gjithsej forumi pret tradicionalisht rreth 2500 pjesëmarrës që vijnë nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës.