7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministrja e MTI-së tregon nëse do të hiqet taksa ndaj Serbisë

Zëvendësministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka bërë të ditur që taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Përmes një postimi në rrjeti social Facebook Krasniqi, ka thënë se Serbia nuk e ka respektuar asnjë marrëveshje politike dhe tregtare, transmeton prishtinapress.eu

Për më shumë lexojeni postimin e saj të plotë:

Është koha t’i themi mjaft! Ne jemi SHTET me një qeveri vendimmarrëse e këmbëngulëse në mbrojtjen e interesave të vendit dhe nuk duhet të tërhiqemi deri në reciprocitet ndërfqinjësor!

TAKSA nuk duhet të hiqet sepse shteti fqinj Serbia nuk ka respektuar asnjë marrëveshje politike e as tregtare. Mallërat nga Republika e Kosovës me logon “Made in Kosova” nuk lejohen të hyjnë në Serbi, targat RKS nuk i njeh, mallrat që prodhohen në Serbi e destinacion e kanë Republikën e Kosovës, nuk kanë përshkrim adekuat (shteti ynë në këto mallra ende përshkruhet si Kosovo i Metohija). Ne nuk e pranojmë një mosrespektim të tillë dhe këto për NE janë të pa pranueshme!

Mosnjohja e Republikës së Kosovës SHTET është pikë kyçe në mos heqjen e taksës, pastaj pengesat e vazhdueshme që i bëhen Kosovës në antarësimin në mekanizma apo organizata ndërkombëtare e rajonale, lobimi i vazhdueshëm kundër njohjeve të shtetit të Kosovës etj.

Jam krenare që jam pjesë e kësaj qeverie vendimarrëse me vizion të qartë të shtetndërtimit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img