7.5 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Kosova, temë diskutimi në takimin Vuçiq-Merkel

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë deri më 25 janar në Davos, ku do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Në këtë ngjarje Vuçiq do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gazeta serbe ‘Kurir’ thotë se gjatë këtij takimi Vuçiq dhe Merkel do të diskutojnë për Kosovën, ekonominë dhe integrimin evropian.

Po ashtu, ata do të flasin rreth vizitës së Merkelit në Beograd e cila është tejet e rëndësishme për Serbinë, transmetin prishtinapress.eu

“Merkel tregon interes personal për Serbinë dhe rajonin, ajo dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Temat e bisedimeve do të jenë Kosova dhe ekonomia. Gjithashtu edhe vizita e re e saj në Beograd”, thotë gazeta.

Merkel më parë ka deklaruar se pa një Ballkan të qëndrueshëm nuk ka Evropë të qëndrueshme.

Ndërsa analisti serb, Dragomir Andjelkoviq ka thënë se temë e këtij takimi do të jetë edhe taksa 100 për qind e vendosur ndaj mallrave serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img