3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Hoti ia kujton Haradinajt e Veselit premtimet për arsimtarët gjatë fushatës elektorale

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ua ka kujtuar lryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli një marrëveshje të bërë me SBASHK-un gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

Hoti ka thënë se koalicioni i ‘punëve të mëdha’ ka kërkuar votat e arsimtarëve duke iu garantuar 30 për qind rritje pagash, përcjell prishtinapress.eu

Tutje, ai ka shtuar se kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik.

Postimi i plotë në Facebook:

Dikur koalicioni i “punëve të mëdha” kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave (shih videon). Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit.

Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik.

Zgjidhja është e thjeshtë:

  1. Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete,

Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img