3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Synim i Delegacionit Shtetëror mbetet arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar kryesuesit e Ekipit Negociator për të diskutuar për dialogun me Serbinë.

Pas këtij takimit, presidenti Thaçi u është drejtuar mediave përmes një konference, ku ka bërë të ditur temat që janë diskutur me ekipin për dialog.

Ai ka thënë se ua ka dorëzuar Ekipit Negociator dokumentet informuese të dialogut me Serbinë.

“Ky dokument informues është ne sfondin e dialogut, pastaj pozicionet e përgjithshme të palës kosovarë ne takimet e zhvilluar me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel të udhëhequr nga përfaqësueseje e BE-së Federica Mogherini. Gjithashtu në këtë dokument të presidencës përfshihen edhe vërejtjet sugjerimet nga ana jonë, e që janë të rëndësishme për shfrytëzim për ekipin negociator. Ne si bartës të institucioneve të Kosovës do mundohemi bashkërisht ë të punojmë në realizimin e objektivave”, ka thënë Thaçi, raporton prishtinapress.eu

Thaçi po ashtu ka thënë se dokument informues përfshin çështjet e diskutuar në fazën përfundimtare, siç është edhe çështja e personave të pagjetur.

“Ky dokument informues përfshin çështjet e diskutuar në fazën përfundimtare, si personat  e pagjetur, pastaj çështja e personave të zhvendosur, për të vazhduar me trashëgimin kulturorë, tutje çështjen e pronave të drejtat e minoriteteve komuniteteve jo shumice, kthimi i artefakteve, gjithashtu është kërkuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut teknik dhe politike, tutje bashkëpunimi ekonomik si dhe bashkimi dhe respektimi i marrëveshje”, ka thënë tutje ai.

Thaçi po ashtu ka njoftuar se synimi i delegacionit mbetet që në javët muajt e ardhshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirës.

“Synimi i delegacionit mbetet që në javët muajt e ardhshëm të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, që garantohet njohja nga Serbia, pranimi në OKB. Marrëveshje qe nënkupton nuk do të ketë luftë kurrë mes Kosovës dhe Serbisë. Kufijtë sipas standardeve evropiane. Nuk do të ketë kufij në baza etnike. Unë besoj që diçka  e tillë më vështirësi shumë të mëdha mund të arrihet. Unë besoj në udhëheqjen e BE-së”, ka thënë Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img