3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Republika Palaui ka suspenduar të gjitha vendimet për njohjen e Kosovës”

Republika e Palauit do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se në notën që kryetari i Palauit, Tomi Remenges ia ka dorëzuar sot ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, thuhet se ky vend ka marrë vendim që sërish ta shqyrtojë pozicionin e vet lidhur me statusin e Kosovës.

Po ashtu në notë thuhet se Republika Palaui konsideron se do të duhej që në të ardhmen të përkrahet dialogu Serbi-Kosovë me ndërmjetësim të BE-s.

“Republika Palaui suspendon të gjitha vendimet paraprake dhe deklaratat lidhur me statusin e Kosovës”,  thuhet me tej në notë, siç raporton B92, përcjell prishtinapress.eu

“Pas shqyrtimeve hulumtimeve dhe bisedave të gjera, Republika Palaui shqyrton qëndrimin e vet sipas të cilit Kosova njihet shtet i pavarur. Në këtë kuptim Republika Palaui mendon se përkrahja e saj për zgjidhjen e statusit të ardhshëm duhet të jetë përkrahja e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësim të BE-së dhe jo përcaktim të statusit para se të përfundojë dialogu… Në ndërkohë Republika Palaui suspendon të gjitha vendimet paraprake ose deklaratat lidhur me statusin e Kosovës”, thuhet në notë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img