3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK: Qeveria mashtroi me shifrat, në vend të 20 milionëve ofroi 12 milionë euro

Në mbledhjen e këshillit grevist të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, u kritikua oferta e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për mësimdhënësit.

Madje menaxheri për financa nga SBASHK, Ymer Ymeri tha se shuma totale e rritjes që e ka paraqitur kryeministri është 12 milionë euro, e jo 20 siç ka thënë Haradinaj.

Sipas Ymerit, 20 milionëshi është përmendur vetëm sa për t’i bindur që ta vazhdojnë mësimin.

“Shuma totale del 12 milionë, por jo 20 milionë sa e përmendi kryeministri. Nëse përfshihen të gjithë, pra universitetet dhe punëtorët teknikë, me këtë ngritje nevojiten 17 milionë euro. Shuma 20 milionë është thënë vetëm sa për opinionin, dhe për të tentuar të fillojë mësimi sot”, ka thënë Ymeri.

Kurse në anën tjetër kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tregoi tri mundësitë që greva të ndalet.

Ai tha se nuk do të lejojnë që mësimdhënësit të kenë presion nga instance të ndryshme.

“E para mundësi është që bëhet ngritja që e kemi kërkuar. E dyta është nëse nuk ka buxhet, të ulet koeficienti, le të ulen koeficientët e presidentit e deri te punëtori teknik. Dhe e treta, duke e parë çfarë ligji është bërë, të tërhiqet dhe pastaj në kohët në vijim, institucionet bashkë me sindikatat, dhe ligji të bëhet për të gjithë nënë ose për të gjithë njerkë”, ka thënë Jashari.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, ka bërë të ditur për Telegrafin se kostoja për rritjen e pagave sipas kërkesave SBASHK-ut, buxhetit të shtetit brenda një viti do t’i kushtonte 45 milionë euro.

“Kostoja e kërkesës se tyre është 45 milionë euro në vit. Ajo që është ofruar nga Qeveria është rreth 20 milionë euro në vit”, ka thënë zëdhënësja Gashi.

Por kryeministri Ramush Haradinaj të dielën u kishte ofruar rritjen e pagave mësimdhënësve të niveleve të ndryshme deri në 10 për qind, e jo 30 për qind siç është kërkesa e SBASHK-ut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img