15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri koordinohet me zyrtarët e komunave që preken nga demarkacioni

Kryeministri Mustafa priti kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut

Prishtinë, 7 shtator – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut, të cilat kufizohen me Malin e Zi.
Gjatë takimit të përbashkët, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe kryetarët Gazmend Muhaxheri, Rasim Selmanaj, Haki Rugova dhe Agron Kuçi, u bisedua për procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë për këtë takim.

Në një atmosferë shumë konstruktive, u diskutua gjerësisht për qëndrimet, ankesat, vërejtje, sugjerimet dhe mundësitë që ekzistojnë për trajtimin dhe adresimin e kësaj çështje shtetërore dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetarët e komunave biseduan edhe për mundësitë e koordinimit lidhur me çështjen e shfrytëzimit të plotë dhe pa asnjë pengesë të hapësirave në brezin kufitar nga banorët e atjeshëm, si dhe mundësitë e ofrimit të të gjitha garancive dhe përkrahjes për realizimin e kësaj të drejte.
Gjatë takimit, u theksua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëbisedimit dhe konsultave të gjithanshme edhe me të gjitha subjektet tjera të interesuara lidhur me këtë çështje të rëndësishme për vendin dhe për qytetarët e Kosovës.
Qeveria e Kosovës do të punojë në argumentimin e fakteve për të gjitha çështjet që adresohen nga kryetarët e komunave dhe qytetarët.
Kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Kuçi, kanë pritur sot në takim edhe drejtorin e Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, me të cilët u bisedua për të gjitha çështjet që lidhen me hapësirat pyjore të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi, si dhe për infrastrukturën e KEK-ut në atë zonë, në funksion të sqarimit të plotë të çështjeve që lidhen me shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img