Më 7 janar të këtij viti, kishte ndodhur një aksident të Fushë Kosovë, me ç’rast një femër kishte pësuar lëndime të rënda, raporton prishtinapress.eu
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:10 viktima ka ndërruar jetë në QKUK, pasi që ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK pas lëndimeve të pësuara në aksident trafiku.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.