Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se sot, së bashku me kolegët e kabinetit qeveritar, kanë shkuar në nderim të veprës dhe jetës së ish-presidentit Rugova, por njëkohësisht me respektin për traditën e të gjitha ato që institucionet e vendit i vazhdojnë për të mirën e qytetarëve, për të mirën e vendit, shkruan prishtinapress.eu
Duke folur për rolin e ish-Presidentit Rugova në shtetndërtimin e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se historia do ta definojë në tërësi rolin e tij, por theksoi se është vërtetë një doktrinë e një shteti paqësor të cilën ai e ka krijuar.
“Vepra e jeta e tij lidhet me një Kosovë paqësore për të gjithë”, vlerësoi Haradinaj.