9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

BE e paaftë, Rusia mund të bashkohet në dialogun Kosovë-Serbi

Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin vizitoi Serbinë më 17 janar të këtij viti.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha kreut të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se administrata e tij mund të bashkohet me bisedimet për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Putinit kjo do të bëhet nëse SHBA-të bashkohet me Kosovën, shkruan blici serb, transmeton prishtinapress.eu

Putin i tha Vuçiqit gjatë takimit se dyshon se Bashkimi Evropian ka fuqinë për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje.

BE po ndërmjetëson negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të dy vendet duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre për të qenë në gjendje të bashkohen me bllokun më të madh tregtar në botë.

Serbia, e ndihmuar nga Rusia dhe Kina, po mbajnë të bllokuar Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera globale.

Ndërsa, dje nga ish ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq u paralajmërua se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë vizitës në Beograd ka paralajmëruar një skenar të ri të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Gjukiq ka thënë se kjo parasheh angazhimin më aktiv të Rusisë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjukiq ka theksuar se Putin është i mendimit se udhëheqja e Bashkimit Evropian të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka sjellë rezultatet e duhura dhe duhet të ekzistojë një modul i ri për të sjellë një zgjidhje përfundimtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img