7.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Ganja, Vjosës: PDK nuk i duron gjatë partnerët e paralizuar siç ishte LDK

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur deputetes së LDK-së Vjosa Osmani e cila e akuzoi PDK-në se e ka në ADN tradhëtinë e partnerëve të koalicionit.

Musliu vlerëson se harmonia partiake e LDK-së e cila po përpiqet ta shesë në publik është vetëm një përrallë.

Nëpërmjet një shkrimi në faqen e saj në Facebook, Musliu thekson se PDK nuk i mbanë në pushtet për katër vite partnerët që rrinë paralizuar dhe pa asnjë rezultat.

Reagimi i plotë i deputetes Ganimete Musliu:

Kur jemi të ADN-ja e Partive dhe përrallat e LDK-së

E verteta dhemb, por nga këndveshtrimi afatgjatë është opsioni më i mirë për të reflektuar mbi vehtën.

ADN e PDK-së:
-Fitore të vazhdueshme
-Atdhedashuri dhe shtetndërtim
-Shtyrje përpara e agjendës për zhvillim

Çdo partner koalicioni i PDK-së që paralizohet nga frika dhe mendon se i shijon katër vite pushtet pa treguar asnjë rezultat gabon shumë.

Kjo nuk është tradhti, kjo është konsekuencë që e pret secilin.

Racionaliteti pastaj është pergjigja që merr LDK në diten e zgjedhjeve, si rezultat i mendjemadhësisë dhe i prepotencës në raport me secilin qytetar të vendit i cili nuk ju beson përrallave LDK-iste.

„Harmonia“ brenda LDK-së është përralla më e re që kjo parti përpiqet ti servoj opinionit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img