6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sylejman Selimi kthehet në burg

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sylejman Selimi, është kthyer në burg. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Nehat Thaçi.
Selimi kishte qenë i shtrirë për 12 ditë në spital për shkak të problemeve shëndetësore ndërsa sot ai është rikthyer në burg.

Sipas mjekëve, ai atje kishte shkuar me marramendje dhe të vjella. Andaj ekipi i klinikës së ORL-së së QKUK-së, ia kishte përshkruar atij një terapi.

Ndryshe, si pasojë e problemeve shëndetësore, Selimi nuk dihet nëse do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i kishte dërguar ftesë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së në fund të vitit 2018.

Intervistimi i tij ishte planifikuar të bëhej gjatë javës së dytë të janarit.

Selimit, gjatë kohës sa po shërbente si ambasador në Tiranë, EULEX-i i ngriti aktakuza për krime lufte, në dy rastet e njohura si “Drenica” 1 dhe 2.

Në fund të dy proceseve, ish-komandanti i përgjithshëm i FSK-së u dënua më 14 vjet dënim unik, për të dy rastet, për krime lufte ndaj popullatës civile.

Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim rastin “Drenica 1”, rast në të cilin Gjykata e Apelit Sylejman Selimit ia kishte vërtetuar 6 vjet burgim për “Tortura ndaj civilëve”.

Ndërkohë, Supremja, në shtator të 2018, për të dytën herë Sylejman Selimit ia vërteton dënimin unik prej 7 vjetësh burgim për krime lufte, në “Drenica 2”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img