1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Të dashuruar që nga mosha 9 vjeç, pas 84 viteve tregojnë sekretin… (Video)

Kur Thomas Howard ishte vetëm një djalosh, ai dhe familja e tij ishin shpërngulur katër dyer larg dashurisë së jetës së tij. Sipas Thomas, ai e kishte kuptuar qysh në momentin e parë kur e kishte shikuar Irene se ajo kishte qenë vajza me të cilën donte ta shpenzonte tërë jetën e tij.
“Isha vetëm 9 vjeç kur e kisha parë atë për herë të parë dhe kisha menduar, ‘çfarë vajze e bukur, ajo do të bëhet e imja, vetëm kjo’ dhe dashuria ime për të vetëm sa është rritur që nga atëherë”, ka thënë Thomas, transmeton Telegrafi.
Nuk kishte shkuar shumë gjatë dhe Thomas me Irene ishin bërë më shumë se shokë. Si adoleshentë të rinj, ata e kalonin kohën duke ecur në parqe dhe uleshin në ulëset e fundit të kinemasë duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit.
Gjatë vitit 1931 Thomas dhe Irene ishin duke e shpenzuar çdo moment të mundshëm së bashku. Megjithatë, në vitin 1941 këta dy ishin detyruar të ndaheshin për një kohë pasi që 19 vjeçari Thomas është dashur të shkoi të kujdeset për trupat në linjën e frontit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Thomas ishte rikthyer i shëndetshëm në shtëpi dhe çifti i lumtur ishin ribashkuar. Nuk kishte kaluar shumë kohë dhe ata ishin shpërngulur së bashku dhe ishin martuar në majin e vitit 1945. Këtë vit, çifti e ka festuar 70 përvjetorin e martesës.
“Përgjatë tërë jetës sonë së bashku, ne i kemi shfaqur njëri-tjetrit vetëm respekt dhe mendoj se të rinjtë tjerë mund të mësojnë shumë nga kjo”, ka treguar 93 vjeçari.
“Kur isha vetëm një djalë i ri, kisha mësuar se si t’i respektoja gratë, dhe nëse e shihja ndonjë grua në rrugë apo ndonjërën nga mësueset, menjëherë e lëvizja kapelën, përndryshe futesha në telashe”, rikujton Thomas.
“Gjithmonë e kam respektuar Irene – ajo është litari im i shpëtimit, gjithmonë ka qenë. Mund të kem qenë gabim në probleme të caktuara, por edhe ajo, megjithatë në fund të ditës gjithmonë jemi pajtuar.”
Përveç respektit dhe sjelljeve të mira, Thomas thotë se dashuria e pavdekshme për gruan e tij 93 vjeçare është diçka që gjithmonë do ta ruaj dhe ta gëzojë.
“Edhe pas tërë këtyre viteve ende jemi të dashuruar. Ende e kam atë dhe jam krenar për të. Nëse kisha pasur fatin të jetoja prapë, me të njëjtën vajzë do të martohesha gjithmonë.”
Për këtë dashuri dhe lidhje të pavdekshme mund të mësoni më shumë në videon e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img