2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Imeri: Shkalla e informalitetit mbi 30%

Konsumatorët nuk po përfitojnë nga norma e përshkallëzimit të TVSH-së nga 16 në 8 për qind për produktet, sepse bizneset nuk e respektojnë TVSH-në, por vjedhin shtetin dhe konsumatorët.
Përshkallëzimi i TVSH-së ka ndikuar në uljen e të hyrave nga TVSH-ja. Vetëm në këtë verë mbi 100 milionë euro ishte vlera e qarkullimit nëpër restorante dhe hotele. Estrada ka obligim ligjor të jenë pjesë e tatim paguesve, tha drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri në një intervistë për KosovaPress.
Ato kompani sipas Imerit që nuk e respektojnë këtë normë tarifore të zbritjes, vjedhin shtetin dhe konsumatorët.
Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri në një intervistë për KosovaPress tha se shkalla e informalitetit sipas vlerësimeve që janë bërë edhe prej instituteve ndërkombëtare, sillet mbi 30 për qind në Kosovë. Andaj, sipas tij, kjo është 1/3 e buxhetit që konsiderohet informalitet. Ai tha se kanë zhvilluar plane të veçanta për luftimin e kësaj dukurie.
Përshkallëzimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH) me ligjin e ri që ka hyrë në fuqi tash e një vit, sipas drejtorit të ATK-së, ka ndikuar në uljen e të hyrave nga TVSH-ja. Diku 11 milionë euro sipas Imerit janë inkasuar më pak në TVSH për periudhën janar-qershor të vitit 2016 në krahasim me qarkullimin që ka qenë i përcaktuar me normën 16 për qind. Sipas tij, buxheti ka përfituar vetëm 1 milionë euro nga rritja e kësaj norme nga 16 në 18 për qind.
“Normat e TVSH-së më shumë kanë ndikuar në uljen e të hyrave të TVSh-së sesa në ngritjen e saj. Ngritja ka pasur efekt të vogël diku 1 milionë euro është efekti i ngritjes së normës së TVSH-së nga 16 në 18 për qind, përkatësisht të normës tjetër të produkteve prej 0 në 8 për qind. Andaj, ngritja e normës nuk ka ndikuar në të hyra sesa ka ndikuar ulja e normës në zvogëlimin e TVSH-së. Përkundër këtij zvogëlimi prej 11 milionë euro, ne kemi trend pozitiv”, thotë drejtori i ATK-së.
Por, ndodhë shpeshherë kur konsumatorët nuk po arrijnë të përfitojnë nga norma e përshkallëzimit të TVSH-së, nga 16 në 8 për qind për produktet që i përkasin shportës familjare; si p.sh. për bukë, vaj i ushqimit, kripë dhe të tjera.
Ato kompani sipas Imerit që nuk e respektojnë këtë normë tarifore të zbritjes, vjedhin shtetin dhe konsumatorët.
“Mund të ketë edhe gabime të kësaj natyre të qëllimshme ose të pa qëllimshme, që përkundër zbritjes që është bërë posaçërisht te shporta e produkteve familjare, këto që janë produkte të domosdoshme ato janë zbritur prej 16 në 8 për qind dhe kanë pasur obligim të gjithë tatimpaguesit e kësaj industrie ose kësaj dege që ta ulin normën e TVSh-së dhe ta aplikojnë 8 për qind. Kur hasim ne në këto lloj gabime, pavarësisht a janë të qëllimshme apo jo, ne iu tërheqim vërejtjen, i korrigjojmë, por edhe për gabimet që i bëjnë marrin ndëshkime administrative nga ATK”, tha ai.
Imeri tha se rritja e të hyrave në përgjithësi nga ky institucion është kombinim edhe i legjislacionit edhe i aktiviteteve të ATK-së, por edhe i përmbushjes vullnetare nga ana e tatimpaguesve. Nxitja nga ligjet të cilat kanë hyrë në fuqi vitin e kaluar është një përmbushje më e mirë vullnetare për tatimpaguesit, por edhe një nxitje në aspekt të përfitimeve nga këto ligje që kanë ndërruar më 1 shtator të vitit të kaluar.
Imeri thekson se në periudhën janar – gusht, ATK ka inkasuar 36 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
“Deri më tani janë vjelë 264. 9 milionë euro të hyra, që është diku për 36 milionë euro më se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Është një trend i mirë i përmbushjes tatimore dhe kemi një përafrim me planin i cili është i përcaktuar për këtë vit, diku në vlerë prej 399 milionë. Ka qenë 388, me rishikim të buxhetit janë shtuar edhe 5 milionë euro , që realisht e ka nxitë administratën tatimore që të gjejë mundësi për t’i përcaktuar resurset për realizmin e këtij plani”, thotë Imeri.
Ligji i TVSh-së që ka hyrë në fuqi më 1 shtator të vitit 2015 ka ofruar lehtësi për tatimpaguesit, posaçërisht për prodhuesit të cilët për pajisje që i importojnë pajisjet e procesit të prodhimit janë të liruara prej TVSh-së. Këtë proces të lirimit, ai tha se e gëzojnë të drejtën drejtpërdrejtë në dogana pa pasur nevojë të ketë një miratim nga ATK.
Ndërsa, pjesa tjetër që lidhet me ATK-në, është tek lënda e parë. Prodhuesit të cilët importojnë lëndë të parë bëjnë një kërkesë në ATK dhe është një grup i cili i shqyrton kërkesat dhe për fat të mirë sipas tij ka pasur refuzim të vogël. Andaj, nga të gjitha kërkesat që kanë mbërri diku mbi 350 nga viti i kaluar, janë miratuar shumica. Është një numër që sillet rreth 10% që nuk i kanë përmbushur kriteret dhe janë refuzuar.
Imeri ka pranuar se ka edhe ankesa nga bizneset, por nuk janë ankesa alarmante se ATK është duke përdorur mekanizma që nuk janë ligjore për ATK-në, mirëpo sipas tij, është mirë që ka ankesa, sepse ATK i korrigjon pastaj nga proceset negative.
“Ne po mundohemi që shtrija të jetë më e gjerë tek tatimpaguesit, që mos të ngarkohen të njëjtit tatimpagues me barrën që është shtuar edhe për 5 milionë euro(me rishikim te buxhetit). Konsideroi se po ia arrinin, dhe për faktin se mbi 80 për qind e të hyrave inkasohen nga përmbushja vullnetare, pa asnjë shtrëngim ose pa asnjë detyrim nga ATK… Po ka ankesa, ankesat janë të zakonshme dhe është mirë që ka ankesa, sepse ne i korrigjojmë pastaj proceset negative nëse ndodhin. Ka ankesa varësisht prej natyrës së veprimeve që janë nga ATK, ka edhe ankesa”, tha ai.
Ndërsa sezoni i kësaj vere që po lëmë pas, për restorante dhe hotelet në Kosovë ishte mjaft profitabil nga organizimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme. Vetëm në këtë verë mbi 100 milionë euro ishte vlera e qarkullimit nëpër restorante dhe hotele.
“Diku rreth 100 milionë euro i kemi qarkullim vetëm nga kjo degë e aktivitetit të biznesit, nga hoteleria, turizmi, akomodimi. Pra janë rezultat edhe i restoranteve që organizojnë ahengjet dasmat të ndryshme. Me qëllim që të përafrojmë deklarimin real të tyre, aktivitetet i zhvillojmë edhe në kohën jashtë orarit të punës. Inspektorët janë të angazhuar që t’i vëzhgojnë edhe restorantet që organizojnë dhe mbajnë aktivitetet, marrin të dhëna dhe i krahasojnë pastaj me deklarimet”, tha drejtori i ATK-së.
Imeri tha se edhe estrada ka obligim ligjor të jenë pjesë e tatim paguesve, të cilët edhe janë kontribuues në buxhetin e shtetit, ngase kanë obligim që të kenë një numër fiskal dhe t’i mbajnë regjistrat me rregull në periudha mujore ose tre mujore.
Ndër sfidat e ATK-së, është edhe bashkimi me Doganën e Kosovës që pritet të ndodhë nga viti i ardhshëm. Ai tha se së pari duhet të miratohet ligji, të ketë një proces ligjorë që i jep fuqi krijimit të Agjencisë së vetme, të zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm dhe zgjedhjes së ekipit i cili pastaj merret me procesin e bashkimit.
“Procesi i bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganës në një Agjenci të vetme të të hyrave, është proces që lidhet me miratimin e ligjit nga kuvendi i Kosovës. Andaj, nuk është diçka që varet drejtpërdrejt nga disponimi i këtyre dy institucioneve. Është një Grup koordinues i këtij procesi që është krijuar, ku kanë përgatitur draft ligjin dhe e kanë përcjelle për miratim më tutje në Qeveri dhe në institucione të tjera. Në momentin që miratohet ligji, pastaj ka edhe një plan konkret se si do të ndodhë procesi i bashkimit. Është një sfidë për të dyja institucionet, sepse bëhen në një institucion të vetëm. Disa departamente duhet të shkrihen dhe të krijohen në departamente të veçanta”, tha Imeri.
Ai duke folur për procesin e fiskalizimit në pikat e derivateve, tha se procesi i fiskalizimit është proces mjaft delikat, posaçërisht për ato biznese që merren me derivate të naftës, është proces më i ndërlikuar dhe më specifik.
Imeri tha se ky proces është kontestuar nga tatimpaguesit derivateve për faktin se janë konsideruar çmimet e shtrenjta. ATK i ka ofruar naftëtarëve mundësinë që përmes Udhëzimeve Administrative, në çdo kohë të gjithë operatorët që pretendojnë të licencohen për shitjen e këtyre pajisjeve të futen në treg. Edhe përkundër kësaj, ai tha se nuk kanë ndonjë konkurrencë të mirë të operatorëve ekonomik që të kenë mundësi pastaj edhe të zhvillojmë shumë aktivitete.
Imeri ka pranuar se në këtë sektor ka ngecje më shumë, por janë duke i zhvilluar aktivitetet që edhe kjo degë, sipas ti, të futet në proces të rregullt të fiskalzimit. Janë katër subjekte të autorizuara për arka fiskale të pompave. Ndryshe, deri më tani janë mbi 24 mijë tatimpagues që janë fiskalizuar me mbi 32 mijë pajisje elektronike fiskale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img