Futbolli botëror sot ka një tjetër skuadër që kryeson në aspektin e vlerës.
Manchester City ka tejkaluar Real Madridin si skuadra më e shtrenjtë në futbollin botëror.
Vlera e kampionëve të Premierligës është 705 milionë funte, duke lënë pas kampionët e Evropës, Real Madridin, që vlerësohen 696 milionë funte.
Këto të dhëna janë zbuluar nga një raport zyrtar i UEFA-s, që është një studim që shqyrton financat, çmimet e biletave, fitimet dhe qarkullimin, përcjell prishtinapress.eu
Skuadra e Manchester United është skuadra e tretë më e shtrenjtë , ndërsa në vendin e katërt renditet Chelsea.